SHKODËR
Një i shoqëruar në polici për ngjarjen në Shkodër. Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se një person është shoqëruar pak minuta pas plagosjes së 28-vjeçarit Edis Reçi. Ende nuk dihet identiteti i tij apo lidhja me personin e plagosur.
Sipas policisë, rreth orës 22:00, në lagjen “Perash”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi Edis Reçi, 28 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit për të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, është rrethuar zona, janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e territorit për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
