KRUJË

Policia e Durrësit ka dhënë informacion zyrtar për plagosjen e Marklen Hakës. Në Nikël, Krujë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi Marklen Haka, i cili është transportuar për në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore dhe për momentin ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e kapjen e autorit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb