Një shtetas turk i identifikuar si Halil Uçar, ka mbetur i plagosur me armë zjarri dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në një spital privat në Tirana, pasi ka marrë një plagë në shpatull.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në zonën e Saukut, ndërsa dyshohet se edhe autori është me shtetësi turke.
Burime bëjnë me dije se i plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë trajtim mjekësor, ndërkohë që dyshohet se plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.
