Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dvoran të Korçës, ku një person është plagosur me armë të ftohtë.
I dëmtuari është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal dhe aktualisht ndodhet në repartin e reanimacionit, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Rrethanat e ngjarjes ende nuk janë sqaruar plotësisht. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur motivet dhe autorin e sulmit.
I dëmtuari është identifikuar si A. Kodra, 27 vjeç. Sipas informacioneve paraprake, debati mes palëve ka degraduar në dhunë fizike, duke përfunduar me përdorimin e thikës.
I plagosuri është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Korçës dhe ndodhet në repartin e reanimacionit, nën kujdesin e stafit mjekësor. Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë e rëndë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe identifikimin e autorit.
(BalkanWeb)
