Korçë– Një konflikt mes disa shtetasve në zonën e pazarit të vjetër në Korçë ka përfunduar me plagosjen e 2 personave. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites dhe, sipas informacioneve paraprake, mësohet se përplasja ka përfshirë dy grupe.
Gjatë konfrontimit, një person është goditur me mjet prerës (thikë) dhe ka mbetur i plagosur. Ai është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës, ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e konfliktit dhe për të identifikuar personat e përfshirë.
(Balkanweb)
