Pas denoncimit në News24 për kërcënimin ndaj pronarit të resortit Paulo Gjona, nga ana e pronarit të fabrikës së bitumit që po ndërtohet pranë aksit aksin nacional Firzë-Sheshi Trageteve-Bajram Curri, ka reaguar edhe policia.

News24 mëson se pronari i gurores, Avni Byberi, është shoqëruar në komisariatin e Tropojës.

Banorët të cilët protestuan ditën e sotme theksohet se kanë  denoncuar dhe kontaktuar gjithashtu edhe ministrin e Brendshëm Taulant Ballën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb