ELBASAN

Të shtëna me armë në Elbasan. Sipas informacioneve paraprake është qëlluar me armë drejt një automjeti në lëvizje ku ndodheshin 4 persona. Policia ka shkuar në vend, ndërsa janë ngritur pika kontrolli në gjithë qytetin. Mësohet se është qëlluar me armë makina tip “Volkswagen” gri me targa AA 617 AZ.

Një prej personave ka ngelur i plagosur dhe është nisur drejt Tiranës për mjekim në spitalet e kryeqytetit.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se në afërsi të stadiumit Elbasan është gjetur një mjet i ndaluar dhe pa drejtues në brendësi dhe një gëzhojë në tokë. Deri tani s’ka asnjë informacion për të plagosur as nga spitali e as nga qytetarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: