Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Kurbin, ku një i ri ka qëlluar me armë drejt një lokali dhe më pas është arratisur. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Gentjan Markaj, 33 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit Fatjon Stakaj.

NJOFTIMI I POLICISE
Nuk ka asnjë shtetas të dëmtuar, vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, bashkë me grupin hetimor.

Autori i dyshuar, shtetasi G. M., sapo ka parë shërbimet e Policisë, është larguar mes parcelave të mbjella me misër, në drejtim të fshatit Gorre, duke marrë dhe armën e zjarrit me vete.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij dhe në ndihmë janë nisur menjëherë Forcat Speciale Renea dhe Njësia Kombëtare e Sigurisë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për sqarimin e rrethanave dhe sekuestrimin e provave, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: