Një person ka ndërruar jetë, pasi është rrëzuar nga ballkoni i një pallati. Ngjarja ndodhi në Astir. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.

Gazetari raporton se bëhet fjalë për 50-vjeçarin me inicialet K.A., i cili ka rënë nga kati i 6-të i pallatit ku ka qenë duke punuar.

“Më datë 10.05.2022, rreth orës 16:55, në rrugën “Kasem Shima”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i një banese ku ishte duke punuar, shtetasi K. A., 50 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb