Mbrëmjen e kësaj të enjteje në qytetin e Elbasanit gjatë një grindje mes disa të rinjve e cila është shoqëruar me dhunë fizike, ka përfunduar plagosjen e e njërit prej tyre pasi është qëlluar disa herë me kaçavidë.
I riu i plagosur është transportuar menjëherë për në Spitalin Rajonal të Elbasanit ku i është dhënë ndihma mjekësore.
Paraprakisht nuk është i qartë shkaku i incidentit të dhunshëm mes të rinjve, ndërkohë që policia lokale ka shoqëruar në Komisariatin e Elbasanit autorin e dyshuar të ngjarjes si edhe të riun që mbeti i plagosur.
