Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Tiranë.

Policia bën me dije se në Unazë të Re, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti në pronësi të shtetasit N. L. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb