Policia ka shpallur në kërkim Ilir Murataj, vëllanë e Admir Muratajt, i cili u vra pas grabitjes së parave në Rinas.

Polica ka bërë me dije se pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, pushk tip snajper, një sasi municioni luftarak, fara të dyshuara narkotike kanabis, dylbi dhe elektrik dore.

“Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e pronarit të banesës, shtetasit Ilir Murataj, 53 vjeç, banues në fshatin Çerem, Tropojë”, njofton policia.

Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb