Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Gjirokastër, ku ka shpërthyer një bombol gazi. Ngjarja ndodhi në një banesë në lagjen “18 shtatori”.

Lajmi është konfirmuar për “BalkanWeb” nga gazetarja Brikena Metaj. Mësohet se nga shpërthimi ka pasur dëme materiale.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa policia ndodhet në banesën ku ndodhi shpërthimi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb