Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer këtë të martë në një sipërfaqe toke në pronësi të anëtarëve të fisit Nikulaj.
Lënda plasëse ishte vendosur mes grumbujve të gurëve në një tokë në fshatin Balldren i Vjetër në Lezhë, kurse policia bën me dije se nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar.
Po ashtu, mësohet se një person i dyshuar është shoqëruar nga policia në lidhje me këtë ngjarje dhe po kryhen veprime të mëtejshme për sqarimin e rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 09:55, jemi njoftuar se në fshatin Balldren i Vjetër, Lezhë, në një terren të hapur në orët e para të mëngjesit ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse, pa shkaktuar dëme në njerëz apo dëme materiale.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para hetimore.
Në lidhje me këtë ngjarje, është shoqëruar 1 shtetas i dyshuar dhe po kryhen veprime të mëtejshme për sqarimin e rrethanave.
Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin ligjor të të dy ngjarjeve, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
