GREQI

Një shqiptar 21-vjeçar, i cili po udhëtonte me motor është përplasur për vdekje nga një makinë mbrëmjen e së martës në Athinë, ndërsa rasti është publikuar sot nga mediat helene.

Nga përplasja i riu humbi jetën në vend,  ndërsa  policia vijon hetimet  për zbardhjen e aksidentit që i shkaktoi vdekjen të riut shqiptar.

Makina që përplasi të riun po drejtohej nga një 52-vjeçar. Deri tani nuk ka të dhëna mbi identitetin e shqiptarit.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb