Është shtyrë procesi për Emiliano Shullazin dhe të pandehurit e tjerë. Gazetarja Klodiana Lala bën me dije për BalkanWeb se vendimi ka ardhur pasi pasi do t’u jepet kohë avokatëve për të pyetur dhe ballafaquar me të penduarin Luftar Reçi.

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme, GJKKO, ka vendosur që të zhvillojë sot me dyer të mbyllura procesin ndaj Emiljano Shullazit, Indrit Rusit, Indrit Taullai, Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Viktor Imeraj, të cilët do të përballen me Luftar Reçin, ky i fundit do të pyetet në cilësinë e dëshmitarit.

Të pandehurit akuzohen për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamaj. Ndërkohë, avokati i Plarent Dervishaj tha se nuk ka arsye që të zhvillohet proces i mbyllur.

“S’ka asnjë arsye të zhvillohet proces i mbyllur. S’ka të dhëna sekrete, pasi dëshmia e Reçit është e rremë”, tha avokati. I kundërt ka qenë argumenti i avokatja e Shullzit, i cili ka qenë pro vendimit të GJKKO. “Procesi me dyer të mbyllura. Mjaft me publicitet!”, tha përfaqësuesja ligjore e Shullazit.

Më herët Luftar Reci kundërshtoi përballjen live me Shullazin dhe anëtarët e tjerë të bandës së tij. Vetë Reçi përmes një letre nga burgu, i ka kërkuar gjykatës të dëshmonte përmes “Skype”.

Po ashtu ai ka theksuar dërgimi i tij në gjykatë mund të jetë i rrezikshëm, teksa në dëshminë e tij ka thënë: “Ardhja ime në gjykatë është si të dërgosh qengjin mes ujqërve”

“Nuk kam më mundësi e as fuqi të paraqitem në gjyq. Kam ardhur 5 herë dhe gjyqi është shtyrë. Unë jam paraqitur për respekt të drejtësisë. Jam i sëmurë prej vitesh me diabet dhe probleme të tjera shëndetësore. Kërkoj të dëshmoj me skype. Nëse avokatët kanë dyshime, të jenë prezentë tek unë dhe 2-3 gazetarë. Kam arsye shëndetësore dhe sigurie vajtje-ardhje. Ardhja ime në gjykatë është si të dërgosh qengjin mes ujqërve”, thuhej në deklaratën e Reçit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: