Prokuroria e Posaçme ka ankimuar vendimin e  GJKKO për të pandehurit për inceneratorin e Elbasanit.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

GJKKO rrëzoi për Alqi Bllakon akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe e dënoi atë për korrupsion.

SPAK kërkon në Apelin e Posaçëm dënimin e Alqi Bllakos dhe Lefter Kokës njësoj siç është kërkuar në pretencë përkatësisht 10 vite për Kokën dhe 4 vite për Bllakon.

Alqi Bllako për inceneratorin e Elbasanit ka marre pafajësi, por mbahet ne burg, pasi është dënuar për Fierin.

Lefter Koka u dënua me 5 vjet e katër muaj burg.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: