Këshilli i Mandateve pritet të mblidhet të premten, më 19 dhjetor, për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

SPAK i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, si dhe autorizimin për arrestimin e saj, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen.

Pas shqyrtimit në Këshillin e Mandateve, çështja pritet t’i kalojë seancës plenare të Kuvendit, e cila do të vendosë nëse do të miratojë ose jo kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb