Një agjenci funerale është sulmuar me armë zjarri gjatë natës në Kamëz. Gazetari Igli Çelmeta duke iu referuar burimeve nga policia raportoi për BalkanWeb se agjencia funerale është në pronësi të shtetases Emiriana Muka, e cila është marrë marrë në pyetje nga policia për të zbuluar nëse ka pasur konflikte të mëparshme apo dyshime për autorin.

Sipas burimeve zyrtare, nga policia ngjarja ka ndodhur në orën 00:20, në rrugën “Skënderbej”, në Kamzë, ku dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të biznesit të shtetases Emiriana Muka, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: