SARANDE- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë natës në Sarandë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona.

Burime nga policia bënë me dije se ngjarja ndodhi në një lokal nate në Bulevardin kryesor të qytetit bregdetar, rreth orës 03:00. “BalkanWeb” mëson se dy prej të plagosurve Anton Shyti, 37 vjeç dhe Besi Xhafaj, 26 vjeç banorë të Tiranës janë nisur me autoambulance drejt kryeqytetit. Po ashtu, “BalkanWeb” raporton se një prej të plagosurve dyshohet të jetë edhe bashkëpronari i lokalit të natës, Fisnik Musaj. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia po heton lidhur me zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: