DURRES

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë pasdite në lagjen numër 13 të Durrësit.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se si pasojë e të shtënave me armë, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Policia po bën verifikime në zonë. Pranë një hoteli, janë gjetur deri tani 5 gëzhoja.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për “Balkanweb” se policia thotë se është identifikuar autori që ka shtënë me armë zjarri në ajër.

Patrulla e policisë është vënë në ndjekje të autorit të ngjarjes.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb