TIRANE- Të shtëna me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja është regjistruar tek zona e Tregut Elektrik, në rrugën “Vath Koreshi”.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar policinë. Kjo e fundit ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa konfirmon se asnjë person nuk është lënduar si dhe nuk ka gjetur asnjë gëzojë. Dyshohet se shtetasi me inicialet K.K., ka qëlluar me armë në ajër pas një konflikt me një tjetër person.
Aktualisht forcat e rendit po vijojnë punën për kapjen e autorit, ndërsa detaje të tjera pritet të dalin në dritë. 
(ed.me/BalkanWeb)
