Të shtëna në armë në Kukës. Ngjarja ndodhi në rrugën Brigada, në dalje të qytetit të Kukësit. Raportohet se ka pasur një sherr mes disa personave, ndërsa njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Xhensila Kodra raporton për BalkanWeb se nga veprimet e para nuk raportohet për të plagosur.

Po ashtu mësohet se personat e përfshirë në sherr njihen me njëri-tjetrin dhe janë shpallur në kërkim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: