Një moment tensioni është regjistruar në GJKKO ditën e sotme, teksa raportohet se të penduarit e drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Erion Alibej janë përplasur me njëri-tjetrin.

Mësohet se Alibej ka thënë në seancë se ishte ai që i kishte treguar i pari Nuredin Dumanit mbi “masakrën e Bradasheshit”, ngjarje ku kanë humbur jetën vëllai dhe xhaxhai i tij si edhe një shtetas turk.

“Nuredini nuk më pranoi që vëllai i tij ishte në ngjarje. Nuk e di, mbase ishte ndonjë hatërmbetje me vëllanë e tij”, tha Alibej në sallën e gjyqit.

Dumani ka reaguar ashpër duke thënë: “Ishte mashtrim! Duhet të kërkosh falje për këtë”.

Sakaq, gjykata ka urdhëruar që Dumani të zhvendosej në mënyrë që të mos kishte kontakt visit me Alibejn. Ndërkohë, dy të penduarit e drejtësisë Dumani dhe Alibej kanë vijuar debatet ndërmjet tyre edhe në përfundim të seancës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb