Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në Durrës, ku një grua është hedhur nga ballkoni i banesës së saj, duke i dhënë fund jetës.

Viktimë ka mbetur shtetasja B. M., rreth 65vjeçe, e cila banonte në lagjen Nr. 17 të qytetit bregdetar.

Durrës/Informacion paraprak

Në lagjen Nr.17 Durrës, dyshohet se është hedhur nga ballkoni i banesës së saj dhe ka humbur jetën shtetasja B. M., rreth 65 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb