FIER- Një kamion ka marrë flakë në ecje sot në Fier. Sipas raportimeve të para nga terreni, kamioni ka qenë duke lëvizur në aksin Fier-Levan kur papritur është mbuluar nga flakët. Rruga është bllokuar plotësisht pasi flakët mund të rrezikonin dhe mjetet e tjera.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse që po përpiqen të shuajnë flakët. Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar për “BalkanWeb” videon e momentit kur zjarrfikësit përpiqen të shuajnë flakët. Në video dëgjohen edhe zhurma dhe kërcitje na kamioni i ngarkuar me pije freskuese që kanë shkaktuar jo pak frikë tek udhëtarët që kalonin në këtë rrugë.

Ndërkohë gazetari Ervis Kuci raportoi se nuk ka viktima dhe se shoferi ka zbritur menjëherë sapo ka parë flakët. Por trafiku në “Qafën e Koshovicës” është bllokuar dhe lëvizja është e pamundur.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: