Një 15-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një ngjarje të rëndë të regjistruar rreth orës 10:00.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se i mituri me inicialet A.Peci, mund të ketë pësuar infarkt, ngjarje e ndikuar nga uji i ftohtë, por rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta dhe pritet të sqarohen nga hetimet.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në fshatin Mashkullorë, në një kompleks pushimi, një 15-vjeçar dyshohet se ka pësuar infarkt duke u larë në pishinë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: