Shpërthim me lëndë plasëse tek Arra e Madhe në Shkodër. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb se një motorr i parkuar ka shpërthyer ndërsa një person ka mbetur i plagosur. Raportohet se i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Bëhet fjalë për shtetasin Enea Buzukja.
Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja në fjalë, ndërsa policia ka nisur hetimet.
