TIRANE- Në takimin ndërpartiak të thirrur nga kreu i Kuvendit Ilir Meta, në Kryesinë e Kuvendit ka mbërritur i pari kreu i PDIU-së, aleati i tij, Shpëtim Idrizi. Idrizi mësohet se shoqërohej në këtë takim nga kryetarja e grupit parlamentar të PDIU-së, deputetja Mesila Doda.
Burime të “BalkanWeb” bëjnë me dije se ndërsa Rama mungoi, atje ishin dy përfaqësues të tij, kreun e grupit parlamentar, Gramoz Ruçin dhe Taulant Ballën.
Më herët rreth orës 18:30 mësohet, zoti Meta që ka mbërritur në Kyesinë e Kuvendit, ka ndaluar për pak minuta tek hotel Rogner, aty ku mund të ketë takuar deputetin e PD-së, Oerd Bylykbashi.
Burime nga Kuvendi pohojnë për “BalkanËeb” se kryeparlamentari Ilir Meta ka thirrur sot të gjitha partitë parlamentare në një takim në orën 19:00 për të diskutuar për zgjidhjen e krizës politike, por Rama e ka të pamundur të shkojë pasi rreth orës 18:30 ai do flasë në Korçë para të rinjve.
Lëvizja e Metës për të thirrur një tryezë ndërpartiake, vjen një ditë pasi dy negociatorët e BE-së, Knut Fleckenstein dhe David McAllister dështuan në Tiranë për gjetjen e një konsensusi me palëve. Kjo lëvizje e Metës, vjen fill pas takimit që ai pati sot me trojkën e ambasadorëve të akredituar në Tiranë si edhe pas bashkëbisedimit, që po sot zhvilloi me kryeministrin, Edi Rama.
(m.a/BalkanWeb)
