Ulet sërish çmimi i naftës në vend. Kështu, për 5 ditët e ardhshme, duke nisur nga sot deri më datë 21 mars, Bordi i Transparencës ka vendosur që çmimi të jetë 203 lekë për litër.

Njoftimi është bërë nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’.

275770113 509212640574402 3513443343568832848 N
275770113 509212640574402 3513443343568832848 N

Pasi Rusia i shpalli luftë Ukrainës më 24 shkurt, çmimi i karburantit në botë u rrit, ashtu si në vendin tonë që kurba e çmimit pati lëvizje drastike. Rritja e këtyre çmimeve pasoi me protesta kombëtare, të cilat vijojnë ende, ndërsa detyruan qeverinë që të ngrinte një bord kombëtar për monitorimin e pikave të karburanteve dhe vendosjen e një çmimi tavan të kontrolluar, duke shmangur abuzimet në treg.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: