Pezullohen nga detyra tre efektivet që shoqëruan 32-vjeçarin Lear Kurti në komisariat mbrëmjen e së mërkurës.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se efektivët janë pezulluar që dje nga drejtori i përgjithshëm i policisë Muhamet Rrumbullaku për tre ditë.

Lear Kurti humbi jetën pas shoqërimit në polici mbrëmjen e së mërkurës. Nuk dihet ende zyrtarisht arsyeja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb