LEZHË- Një i ri ka humbur jetën teksa peshkonte me kallam. Ngjarja ka ndodhur në Lezhë, ku një 32-vjeçar, ndërsa gjuante peshk, i ka ndeshur kallami në telat e korrentit.

Ai është transportuar në spitalin e Lezhës por sipas mjekëve ka mbërritur pa shenja jete. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Informacion paraprak
Me datë 09.04.2018 , rreth orës 17:15 është marrë njoftim tek Salla Operative, se në Shënkoll, një shtetas ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se shtetasi L.B. 32 vjeç, banues në Tiranë, ka qenë duke peshkuar tek një kanal në Shënkoll dhe kallami me të cilin peshkonte ka rënë në kontakt me një kabull të rrymës elektrike.

Është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës, por ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ndodhen në vendngjarje e po hetojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: