Vetëdorëzohet në polici ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaelt Çela. Lajmi eshte bere i ditur per ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Dorjana Bezat. Ai ishte ne kerkim per trafik droge. Bezat raporton se Cela eshte vetedorezuar ne prani te avokatit te tij, Petrit Ismaili.

Ai akuzohej bashkë me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për favorizim të grupit kriminal Habilaj në trafikun e drogës.

Çela, i shpallur në kërkim për trafik droge, u dënua ne shtator te 2019-es me 3 vite e 4 muaj burg për akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb