DIVJAKË

Një person është vetëvrarë me armë gjahu pasditen e sotme në Divjakë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:20, në fshatin Gradishtë, Divjakë, ku dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu në banesë, shtetasi Andrea Çuni, 66 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: