Ambasadori i BE, Silvio Gonzato ka shkuar sot në Kuvend, teksa po mbahej mbledhja e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Ballukut.
Që prej orës 10:00, në Kryesinë e Kuvendit ka nisur mbledhje, me praninë e prokurorëve të SPAK, mes tyre dhe kreu, Klodian Braho si dhe 10 anëtarëve të Këshillit, 5 deputetë socialistë dhe 5 demokratë.
Gjatë vizitës në Kuvend, Gonzato është takuar me bashkëdrejtuesit të Reformës Territoriale, Luçiano Boçin e PD dhe socialistin Arbjan Mazniku.
