Gjykata e Tiranes dënon Faik e Shkëlzen Buçin, babë e bir që vranë Eglantina Buçin. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Faik e Shkëlzen Buçi u dënuan me nga 25 vite burgim secili.

Vrasja e Eglantina Buçit, sipas prokurorisë u urdhërua nga babai i saj Faiku, ndërsa i vëllai Shkëlzeni e ekzekutoi. Trupi i vajzës u gjet në “Malin me Gropa” më 14 shtator 2012, në vendin e quajtur “Mali i Fagut”, në komunën Shëngjergj dhe u zbulua pas 8 vitesh nga rrëfimi i të penduarit Miklar Tola.

Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë, e cila kishte kërkuar 25 vite burgim për Faik e Shkëlzen Buçin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb