Një makinë është gjetur e djegur në lagjen ‘Sarave’, prane autostradës në Lushnjë, ndërsa mendohet se i përket autorëve të vrasjes së Besnik Hida. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:15, në një lokal në lagjen “Skënder Libohova”. Burime zyrtare nga policia thanë për ‘BalkanWeb’ se në vendin ku u gjet makina janë gjetur dhe 2 armë kallashnikov si dhe një pistoletë makarov.


35-vjeçari ka qenë në një lokal në katin e dytë të një objekti kur është qëlluar me breshëri automatiku, ndërsa pak pas krimit 2 autorët janë larguar me makinë. Pavarësisht se policia ngriti postblloqe, autorët janë në arrati.

Ndërkohë mësohet se viktima njihej në zonë si person familjar, i qetë dhe nuk figuron me precedentë. ‘BalkanWeb’ ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku shihet makina e djegur.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: