SHKODRA

Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri në zonën e Livadheve në Shkodër. BalkanWeb mëson se viktima është Endri Mustafa.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb se viktima kishte tre ditë i zhdukur dhe familjarët kishin bërë denoncim.

Tre ditë më parë Endri Mustafa kishte marrë dy mesazhe në celular, prej të cilave kishte dalë nga shtëpia rreth orës 10 të darkës për mos u kthyer më. Nëna e tij bëri denoncim në Polici për zhdukjen e 32-vjeçarit i cili u gjet sot në orën 09:00 i vrarë me armë zjarri. Pranë trupit të tij të pajetë është gjetur dhe një pistoletë.

Ndërkohë Mustafa është me precedent penal teksa është akuzuar më parë për plagosje, grabitje, arsenal armësh e fajde, si dhe për një lidhje me vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilalin që u ekzekutuan sapo dolën nga banesa e tyre dy vite më parë.

Dyshohet se Mustafa ka marrë 5-6 plumba gjatë ekzekutimit teksa deri tani nuk dihet asgjë për autorët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb