Bulqiza është tronditur nga një krim mëngjesin e sotëm, ku pas një konflikti një 26-vjeçar është vrarë. Ngjarja ndodhi në fshatin Homesh, njësia administrative Shupenzë. Gazetari Enver Doçi raporton për BalkanWeb se viktimë ka mbetur Dritan Manjani.

Nga të dhënat hetimore ka dyshime se mes autorit, shtetasit Dorjan Dema, dhe viktimës ka pasur një konflikt të vjetër, që degradoi në krim. Në rrethana të paqarta Dema goditi me thikë të riun, duke i marrë jetën dhe më pas u largua nga vendngjarja.

Aktualisht policia, por dhe prokurori i çështjes, Abaz Muça është në vendngjarje, ndërsa vijon puna për kapjen e autorit në arrati.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb