Presidenti ukrainas Volodymyyr Zelensky ka njoftuar nga Davosi se së shpejti do të mbahet një takim tripalësh, mes Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-ve, për të folur mbi vendosjen e paqes mes Kievit dhe Moskës.
Zelensky konfirmoi takimin, i cili do të mbahet në Abu Dhabi dy ditët në vijim, sipas një gazetari të Axios.
Agresioni rus do të hyjë në vitin e katërt muajin tjetër dhe deri më tani ka vrarë mbi 53,000 civilë. 7 milionë ukrainas kanë ikur nga vendi, sipas Global Conflict Tracker.
Administrata amerikane kohët e fundit ringjalli negociatat me një draft të ndryshuar të marrëveshjes së paqes me njëzet pika, të cilën Moska e hodhi poshtë.
