Pas fitores 5-2 në Anfield ndaj Liverpoolit, një lajm i keq vjen për Real Madridin. Los Blancos, në faqen e tyre zyrtare, kanë njoftuar se Carlo Ancelotti do të duhet të bëjë pa David Alaba dhe Rodrygo, të dy të dëmtuar.
Nuk dihet se sa do mungojnë lojtarët, por shpresohet se të dy do mund të japin një kontribut të rëndësishëm në pjesën e fundit të sezonit. Gjithsesi, pavarësisht të gjithave, trajneri Ancelotti ka një grup të pasur lojtarësh dhe zëvendësimi nuk do jetë problem.
(BalkanWeb)
