Mbrojtësi i Bayern Munichut, Alphonso Davies, do të mungojë 6 muaj. Pasi pësoi një dëmtim të ligamentit të kryqëzuar në gjurin e tij të djathtë, Davies duhet të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale.

Ai u lëndua gjatë impenjimit me Kanadanë në Nations League në Concacaf, në takimin ndaj SHBA.

Davies numëron 226 paraqitje për Bayernin që kur u bashkua nga Vancouver Whitecaps në vitin 2018.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb