Humbje e madhe për trajnerin  Luis Enrique dhe për të gjithë Spanjën, të cilët do të duhet të bëjnë pa Thiago Alcantara në këto katër ndeshje të qershorit në Nations League. Mesfushori i Liverpool-it, i cili tashmë kishte marrë disa goditje në finalen e Ligës së Kampionëve, u ndal sot për shkak të një problemi muskulor, që do ta detyrojë të humbasë të gjitha takimet që do të luajë Spanja në ditët në vijim.

 

 

 

 

Pavarësisht mungesës së ish-lojtarit të Barcelonës, Luis Enrique ka vendosur të mos e zëvendësojë mesfushorin me  futbollistë të tjerë.Spanja do përballet me Portugalinë, Çekinë 2 herë dhe Zvicrën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb