Janë vetëm 4 raste të infeksionit me koronavirus të regjistruar dje në Wuhan, qendra e provincës Hubei dhe epiqendra e pandemisë.

Sipas të dhënave të përditësuara nga komisioni sanitar kombëtar kinez, bëhet fjalë për nivelin më të ulët që kur nga janari filloi mbledhja e të statistikave.

Sipas autoriteteve, ka pasur dhe 17 raste të dyshuara, 1430 persona kanë lënë spitalet dhe një spitalet dhe një rënie e pacientëve në gjendje kritike prej 410 rasteve ose në 3.610. Përqinja e shërueshmërisë është rritur në 81%.

Kompania Apple ka mbyllur të gjitha dyqanet jashtë Kinës, në gjithë botën. CEO Tim Cook tha se Apple ka rihapur të premten 42 dyqane në Kinë, të vetmet që do të qëndrojnë të hapura.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb