Futbollisti i Serie B, Matthias Verreth, është rikthyer në vendlindjen e tij, Belgjikë, pas vdekjes tragjike të djalit të tij njëvjeçar.
Elliot Charles ishte shtruar në spital ditë më parë pasi vuante nga simptoma të ngjashme me virusin.
Kampi stërvitor para-sezonal i Barit u anulua më pas dhe Verreth u dërgua në aeroport nga presidenti i klubit Luigi De Laurentiis për t’u kthyer në Belgjikë, ku iu bashkua partneres së tij d
Bari, së fundmi, ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale.
“Nuk kemi fjalë për të përshkruar një lajm të tillë, që prek thellë secilin prej nesh. Presidenti Luigi De Laurentiis, stafi teknik, skuadra dhe të gjithë bashkëpunëtorët e Barit janë pranë Matthias Verreth dhe familjes së tij në një nga momentet më të tmerrshme që një prind dhe një njeri mund të përjetojë: humbjen e parakohshme të një fëmije.
U kërkojmë të gjithë tifozëve të tregojnë solidaritet dhe mbështetje për Matthiasin, bashkëshorten e tij, vajzën e tyre të madhe dhe gjithë të dashurit e tyre,” –shkruan Bari.
