Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ftuar në News24, ka inkurajuar gazetarët e mësaj medie për punën, sidomos gjatë gjithë këtyre ditëve deri në kthimin e sinjalit të televizionit, një media që ka denoncuar me fakte aferat dhe korrupsionin në nivele të larta të pushtetarëve
Sipas Këlliçit, fakti që organizatat ndërkombëtare kanë mbështetur News24 do të thotë se pushteti ka abuzuar me uzurpimin dhe ndërprerjen e sinjalit e televizionit më të madh informativ në vend
Belind Këlliçi: “Edhe pse në kushte shumë të vështira, është lajm i mirë që News24 është rikthyer në të gjithë shtëpitë e shqiptarëve. Ju inkurajoj juve si gazetarë për vendosmërinë dhe vazhdimësinë në punë. Tashmë është e vërtetuar që pushteti do që t’i kapë të gjitha. Kam ndjekur zhvillimet e fundit, janë 4 shoqata të mëdha ndërkombëtarëve që kanë reaguar dhe kjo mjafton për të thënë se është shkelur jo vetëm liria e mediave. Përgëzoj gazetaren Klodiana Lala dhe të tjerët që investigimet që janë bërë në afera të ndryshme dhe në cështje që kanë të bëjnë me korrupsionin. Ne jemi dëshmiratë që News24 është ajo që ka denoncuar dhjetëra afera, përfshi edhe ato të zv.kryeministres së Ballukut.
Për sa kohë Edi Rama që vijon të jetë në krye të narkoshtetit, nuk e them vetëm unë apo ju, por e thonë të gjithë, përfshi edhe shumë nga ndërkombëtarët, nuk mund të ketë një integrim të vendin në BE. Nuk ka transparancë, kur ka korrupsion të zyrtarëve të lartë, si mund të jemi ne pjesë e Bashkimit të Evropian”.
(BalkanWeb)
