Brenda 24 oreve të fundit, Prishtina ka pasur vetëm një rast pozitiv me COVID-19. Ky fakt u bë i ditue nga kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti. Ne vatrat që janë identifikuar në Prishtinë para dy jave dje kane të gjithë negativë.
Në një postim në Facebook, Ahmeti ka thënë se: ”Tashmë duhen plane të përbashketa në mënyrë që qytetarëve t’ua shpjegojmë hapat e relaksimit dhe kalendarin në qoftë se numrat vazhdojnë duke u zvogëlu. Qytetarët e bizneset kanë nevojë për qartësi e planifikim”, ndersa ne nje tjeter status ai tha se ka lajme te mira per Kosoven.
Rastet pozitive janë raste kontakti, kurse më së shumti të infektuar ka nga Komuna e Prizrenit.
Sipas rezultateve të publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, sonte janë shënuar 17 raste të reja, ndërkaq janë 35 pacientë të shëruar.
(BalkanWeb)
