Edgar Çani për ditë me radhë ka qenë lajmi që ka shqetësuar kryesisht kampin e kuq. Blerja më e shtrenjtë e futbollit shqiptar në merkaton e verës, ka qëndruar larg përgatitjeve të ekipit për afro 10 ditë, pasi ai në fillim të fazës stërvitore pësoi një lëndim.

Fillimisht u përfol për rikthimin e problemit të vjetër në gju, por për stafin mjekësor të klubit, situata ishte jo problematike, pasi bëhej fjalë për një kontraktim nga ngarkesa stërvitore. Por së fundmi, vijnë lajme të mira nga Kashia, vendi ku po përgatiten “demat”, pasi Edgar Çani ka zbritur në fushë dhe ka nisur përgatitjet me grupin.

Ky është një lajm i mirë jo vetëm për trajnerin Iuliano, por edhe për tifozët e kuq që mezi e presin që ta shikojnë në fushë më 9 shtator në ndeshjen e javës së parë ndaj Laçit. Tani mbetet për të parë se si do të ecë përgatitja e sulmuesit, të cilit i duhet të kapë ritmin e grupit./p.sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: