Një 36-vjeçar është plagosur me armë zjarri në qytetin e Durrësit mbrëmjen e kësaj të premte.
Burimet bëjnë me dije se i plagosuri ka arritur të shkojë vetë deri në stacionin e policisë, ku ka kërkuar ndihmën e efektivëve për t’u transportuar drejt spitalit.
BalkanWeb dhe News24 mësojnë se i plagosuri është Arbër Gorgea i cili u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe aktualisht ndodhet në sallën e operimit.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 36-vjeçari ishte në lëvizje në momentin kur është qëlluar.
(BalkanWeb)
