Ish-bashkëshortja e Ilir Metës, Monika Kryemadhi ka deklaruar se arrestimi i ish-presidentit Meta ka qenë i paralajmëruar prej vitesh dhe pjesë e një skenari politik.
Kryemadhi pretendoi se arrestimi i Metës erdhi disa muaj pas masave ndaj Sali Berisha dhe procesit gjyqësor ndaj Fatmir Mediu, duke e cilësuar këtë si “kapje të opozitarizmit”.
Ajo akuzoi Lulzim Bashën dhe Erion Veliaj se kanë qenë pjesë e një plani për arrestimin e figurave kryesore të opozitës, me synimin final për të detyruar largimin nga politika të kryeministrit Edi Rama.
“Nga verifikimet e mia ka qenë një lojë e Bashës dhe Veliajt, për të arrestuar Metën dhe Berishën dhe më pas do të detyronin Ramën të largohej nga politika. Shumë diletante si ide. Në momentin që këtë gjë e mori Altin Dumani dhe Yuri Kim sepse Dumani postin e SPAK e ka kërkuar me cështjen e CEZ-DIA për ta arrestuar Metën dhe ka 6 vjet që ka qarkulluar lajmi i arrestimit”, tha Kryemadhi.
Sipas Kryemadhit, burgosja e figurave politike si Meta e Berisha, lidhet me skenarin e Yuri Kim për nxjerrjen nga politika të figurave të vjetra dhe ngjitja në skenë e personazheve të reja nga të dyja kampet politike, Basha dhe Veliaj.
Monika Kryemadhi: Unë nuk kisha parti politike apo zinxhirin politik që bënte reagimin. Meta duhej në burg pasi burgosja e tij erdjhi 8 muaj pas arrestimit të Berishës dhe gjyqit të Mediut, pra kapja e opozitarizmit. Nga verifikimet e mia ka qenë një lojë e Bashës dhe Veliajt, për të arrestuar Metën dhe Berishën dhe më pas do të detyronin Ramën të largohej nga politika. Shumë diletante si ide. Në momentin që këtë gjë e mori Altin Dumani dhe Yuri Kim sepse Dumani postin e SPAK e ka kërkuar me cështjen e CEZ-DIA për ta arrestuar Metën dhe ka 6 vjet që ka qarkulluar lajmi i arrestimit. Për ca do ta arrestoje kur kishe vetëm 3 artikuj gazetash në dosje dhe asnjë fakt tjetër. Iu premtua që ti do ta drejtosh SPAK dhe do bësh arrestimit
